Nesër mbahet konferenca për ecurinë e rastit ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Nesër mbahet konferenca për ecurinë e rastit ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, do të mbahet më 24 shkurt nga ora 11:00, njofton Insajderi.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Gucatit dhe Haradinajt.

Krerët e OVL-UÇK’së akuzohen për “vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Në seancën që u zhvillua më 19 dhjetor në Hagë, Hysni Gucati u deklarua i pafajshëm para Dhomave të Specializuara.

I pafajshëm është deklaruar edhe Haradinaj, i cili shtoi se nuk e njeh këtë Gjykatë “të cilës I ka përfunduar mandati”. /Insajderi.com