
Seanca e jashtëzakonshme për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Kuvendin e Kosovës pritet të mbahet nesër në orën 13:00.
Mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj për Kohën Ditore.
Haradinaj është arrestuar të mërkurën në mbrëmje në aeroportin Basel-Mulhouse në Francën lindore në fluturimin nga Prishtina, njofton Insajderi.
Haradinaj ka shërbyer shkurtimisht si kryeministër i Kosovës më 2004 dhe 2005, derisa ishte nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara, para se të gjykohej dhe lirohej për krime lufte në Tribunalin e Hagës. /Insajderi.com