Nesër mot me diell dhe vranësira

Nesër mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin gjatë ditës së nesërme.

Sipas IHK, të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Po ashtu gjatë ditës së nesërme do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3 m/s./Insajderi.com