Nesër në mesditë do të hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Nesër në mesditë do të hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Nesër hidhet shorti i Ligës së Kampionëve. Skuadrat që tashmë janë kualifikuar janë: Atalanta, Atlético Madrid, Leipzig dhe PSG.

Ndeshje që akoma kanë për t’u luajtur ndeshjet e kthimit janë: Chelsea vs Bayern München, Napoli vs Barcelona, Real Madrid vs Manchester City, Lyon vs Juventus.

Si do të funksionojë shorti? Do të jenë tre shorte: çerekfinale, gjysmëfinale dhe një i tretë për të përcaktuar skuadrën shtëpiake për arsye administrative. Nuk do të ketë dallime vendesh, dy skuadra nga i njëjti vend mund të shortohen.

Kur do të luhen ndeshjet?

7–8 gusht: Raundi i 1/16

12–15 gusht: çerekfinalet (Lisbonë)

18–19 gusht: gjysmëfinalet (Lisbonë)

23 gusht: Finalja (Estádio do Sport Lisboa e Benfica, Lisbonë)./Insajderi.com