Nesër pastrohet deponia katër hektarëshe në Banjë të Istogut

Nesër pastrohet deponia katër hektarëshe në Banjë të Istogut

“Let’s Do It Kosova” ka organizuar për ditën e nesërme aksion pastrimi në Banjë të Istogut. Ky aksion për pastrimin e deponisë katër hektarshe ka filluar pas iniciativës së deputetit të AAK-së, Bekë Berisha.

Iniciatorë të këtij aksioni po ashtu janë edhe Komuna e Istogut, FSK—ja, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ministria e Infrastrukturës dhe komunitetit lokal nga ky qytet.

Njoftimi i plotë:

“Let’s Do It” ju njofton se nesër [10 korrik 2019], duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet aksion pastrimi në Banjë të Istogut.

Për pastrimin e kësaj deponie katër hektarëshe, “Let’s Do It” me iniciativën e deputetit të Kuvendit të Kosovës z. Bekë Berisha ka bërë bashkë akterë të ndryshëm si Komuna e Istogut, Forca e Sigurisë së Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Infrastrukturës si dhe komunitetin lokal.

Kjo deponi e madhe gjendet afër Shkollës “Trepça”, ndërsa për pastrimin e plotë të saj llogariten së paku 10 ditë pune.

Zona e cila do të pastrohet, do të shndërrohet në hapësirë të gjelbëruar.

Mirupafshim!

“Let’s Do It” ju njofton se nesër [10 korrik 2019], duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet aksion pastrimi në Banjë të…

Gepostet von Let's Do It Kosova am Dienstag, 9. Juli 2019