Nesër, reshje shiu e bore në Kosovë

Nesër, reshje shiu e bore në Kosovë

Dita e diel do të shoqërohet me mot kryesisht të vranët dhe herë-herë me reshje shiu e bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës të shtunën, njofton Insajderi.

“Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, por që shtrirja e tyre si zakonisht nuk do të jetë uniforme për shkak të specifikave gjeografike që ka vendi ynë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në mëngjes vende-vende parashihet të ketë ngrica, andaj rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion./Insajderi.com