Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare ku do të diskutohet për arsimin gjatë pandemisë.
Kjo seancë pritet të fillojë në ora 10:00 dhe përpos arsimit do të shqyrtohen edhe rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e “NP KOSTT” për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.
Pritet të ketë edhe debat parlamentar, përcjell Insajderi.
Rendi i Ditës:
-
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
-
Pyetjet parlamentare,
-
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
-
Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19,
-
Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. /Insajderi.com