Nesër zgjedhet kreu i ri i Interpolit, kë e mbështet SHBA-ja?

Nesër zgjedhet kreu i ri i Interpolit, kë e mbështet SHBA-ja?

Washingtoni zyrtar ka dalur kundër kandidatit të Kremlinit Alexander Prokopchuk, i cili sipas raporteve është favorit për të qenë president i ri i INTERPOL-it.

Kështu ka bërë të ditur Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili të martën deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështesin Kim Jong Yang, kandidatin e Koresë së Jugut për të fituar udhëheqjen e agjencisë ndërkombëtare të policisë, njofton Klan Kosova.

Këtë kundërshi, Kremlini zyrtar e quajti ndërhyrje në zgjedhje, ndërsa mësohet se katër senatorë amerikanë publikuan të hënën një letër të hapur, ku i kërkonin Presidentit Donald Trump të kundërshtonte kandidaturën e rusit Aleksandër Prokopçuk, zëvendëspresident i tanishëm i Interpolit.

Senatorët shkruajnë se Prokopçuk është ”i përfshirë personalisht” në atë që në letër cilësohet si rutinë ruse e ”abuzimeve me Interpolin për hakmarrje ose përngacmimin e kundërshtarëve politikë, disidentëve dhe gazetarëve”.

Siç shkruan VOA, në përgjigje të kritikave ndaj Prokopçukut, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se ”kjo është ndoshta një lloj ndërhyrjeje në procesin zgjedhor të një organizate ndërkombëtare”.

Zgjedhja e një presidenti të ri, është caktuar për të mërkurën në përfundim të konferencës vjetore të INTERPOL-it në Dubai, raportojnë mediat e huaja.