Netanyahu i ofrohet Gantz-it ta formojnë qeverinë e bashkimit kombëtar

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje kundërshtarit të tij kryesor politik, Benny Gantz, që të krijojnë një qeveri uniteti, pas zgjedhjeve të përgjithshme të cilat nuk prodhuan asnjë fitues bindës.

Netanyahu i ofrohet Gantz-it ta formojnë qeverinë e bashkimit kombëtar

Netanyahu, përmes një mesazhi më 19 shtator, tha se ai preferonte të formonte një koalicion të krahut të djathtë, por rezultatet treguan se nuk ishte e mundur.

Deklarata e Netanyahut është një zhvillim i rëndësishëm pas zgjedhjeve të përgjithshme të Izraelit që u mbajtën më 17 shtator.

Gantz, një ish-shef i ushtrisë, dhe kreu i partisë Kaltër dhe Blu, tha më 18 shtator se shpresonte për një “qeveri të unitetit dhe të mirë”.

Por, ai gjithashtu ka përjashtuar formimin e një qeverie me partinë Likud të Netanyahut, duke përmendur akuza për korrupsion kundër kryeministrit.

Netanyahu mohon çdo keq bërje.

Këto janë zgjedhjet e dyta në Izrael, që u zhvilluan gjatë këtij viti. Në muajin prill, pas zgjedhjeve të përgjithshme, Netanyahu nuk arriti të formojë koalicionin qeverisës dhe si pasojë shpalli zgjedhjet e reja.