Netanyahu ka paralajmëruar aneksimin e enklavave hebraike në Bregun Perëndimor

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar se do t’i aneksojë vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor, duke përfshirë edhe atë në qendër të qytetit më të madh palestinez nëse zgjidhet përsëri pas zgjedhjeve të nesërme parlamentare, të dytat sivjet.

Netanyahu ka paralajmëruar aneksimin e enklavave hebraike në Bregun Perëndimor

Netanjahu ka deklaruar për radion ushtarake izraelite se po planifikon t’i aneksojë “të gjitha vendbanimet” në Bregun Perëndimor.

Në pyetje a përfshin kjo edhe enklavën e ruajtur mirë në të cilën jetojnë qindra kolonizues hebrenj në qytetin e ndarë Hebron, shpesh arenë e konflikteve të dy popujve, ai është përgjigjur: “Natyrisht”.

Netanyahu tani po lufton për mbijetesë politike.

Ai para zgjedhjeve ka premtuar shumë në përpjekje ta fitojë besimin e nacionalistëve.

Ka premtuar se do ta aneksojë luginën pjellore të Jordanisë e cila përbën gati 30 për qind të Bregut Perëndimor të okupuar.

Kritikët thonë se nëse ai i realizon këto premtime do të eliminohet shpresa e mbetur e palestinezëve se do ta themelojnë shtetin e tyre të pavarur./Insajderi.com.