Netanyahu merr vaksinën anti – COVID, fillon shpërndarja në Izrael

Netanyahu merr vaksinën anti – COVID, fillon shpërndarja në Izrael

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka marrë një vaksinen anti – COVID, duke filluar një shpërndarje kombëtare gjatë ditëve të ardhshme, transmeton Insajderi.

Netanyahu, 71 vjeç, dhe ministri i tij i Shëndetësisë u injektuan të shtunën me vaksinën Pfizer-BioNTech drejtpërdrejt në TV në Sheba Medical Center në Ramat Gan, afër Tel Aviv, raporton Al Jazeera.

“Unë kërkova që të vaksinohen së pari, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Yuli Edelstein, për të shërbyer si shembuj personalë dhe për t’ju inkurajuar që të vaksinoheni”, i tha Netanyahu audiencës televizive.

“Ky është një moment shumë prekës”, tha ai, duke shtuar se bizneset së shpejti do të jenë në gjendje të rifillojnë punën dhe njerëzit do të jenë në gjendje të fitojnë jetesën si më parë.

Ardhja e vaksinës Pfizer dhe më vonë, ajo nga Moderna, shënoi “fillimin e fundit”, tha ai.

Netanyahu dhe Edelstein duhet të marrin secili një dozë tjetër përforcuese në tre javë për mbrojtje optimale nga koronavirusi.

Vaksina do të shpërndahet në 10 spitale dhe qendra vaksinimi rreth Izraelit për punonjësit e kujdesit shëndetësor nga e diela, sipas ministrisë së shëndetësisë. /Insajderi.com