Netayahu thotë se Irani ka depo sekrete bërthamore

Netayahu thotë se Irani ka depo sekrete bërthamore

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka akuzuar Iranin se posedon depo sekrete bërthamore në rrethinën e kryeqytetit, përkundër marrëveshjes me fuqitë botërore nga viti 2015.

Netanyahu këtë e ka thënë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ka prezantuar një hartë të rajonit në afërsi të Teheranit në të cilin pretendon se Irani fshehë rreth 300 tonë armatim dhe material bërthamor, transmeton AP.

Siç pretendohet, publikimi i tij, të cilin e prezantoi si zbulim të madhe në skenën ndërkombëtare, ka pasuar vetëm katër muaj pasi Izraeli kishte pretenduar se ekzistojnë gjysmë tonë dokumente bërthamore të Iranit të cilat i ka zbuluar shërbimi i inteligjencës izraelit Shurabadu në afërsi të Teheranit, transmeton Insjaderi.com.

Izraeli ka pretenduar se kjo dëshmon se liderët iranian e kanë fshehur programin bërthamor para nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore në vitin 2015.

Duhet të pyeteni: Përse Irani po i ruan dhe po e fshehë strehimoren atomike. Atë çfarë Irani po e fshehë, Izraeli do ta zbulojë”, ka thënë Netanyahu.

Ai nuk ka precizuar se për cilin material dhe pajisje bëhet fjalë, dhe nuk është e qartë se a është kjo shkelje e marrëveshjes nukleare.

Pas akuzave të Netanyahu, përfaqësuesit iranian në Asamblenë e Përgjithshme kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për replikë në të cilën kanë pretenduar se “gabimet dhe deklaratat e Netanyahut konfirmojë aspiratën e tij patologjike të thotë gënjeshtra monstruoze dhe të shtrembërojë realitetin”./Insajderi.com.