Neurologët paralajmërojmë çrregullime serioze të trurit te njerëzit me simptoma mesatare të Covid-19

Neurologët paralajmërojmë çrregullime serioze të trurit te njerëzit me simptoma mesatare të Covid-19

Në një publikim gjatë ditës së djeshme, neurologët kanë paralajmëruar që mjekët mund të mos kenë vërejtur shenja serioze të çrregullimeve fatale të trurit që po shkaktohen nga Coronavirusi të cilat janë hetuar tek pacientët e shëruar dhe te ata me simptoma mesatare.

Këta pacientë vuajnë nga inflamacione truri, delir dhe dëme nervore. “Po vërejmë se mënyra se si Covid-19 po e afekton trurin në mënyra të papara deri më tani” thotë Michael Zandi, njëri nga studiusit e këtij rasti në institutin e University College London Hospitals, raporton Guardian, shkruan Insajderi.

“Mjekët klinik këshillohet të jenë të vëmendshëm lidhur me këto komplikime të Covid-19, thotë Zandi. Sikur po e shohim, kjo sëmundje duket të përfshijë edhe trurin.”

Hulumtime të mëtejshme të këtyre çrregullimeve ende nuk janë bërë sepse shumë prej pacientëve janë ende shumë të sëmura për të ju nënshtruar skanerëve të trurit dhe procedurave tjera. “Ajo për të cilën kemi nevojë janë hulumtime më të thella për të kuptuar atë që po ndodh në tru gjatë sëmundjes,” shprehet Zandi.

Brenga më e madhe është që virusi mund të lejë një përqindje të popullatës me dëmtime të trurit që mund të vërehen vetëm në vitet e ardhshme. Mendohet që ngjajshëm ka ndodhur gjatë pandemisë së vitit 1918, ku miliona njerëz shfaqën dëmtime truri./Insajderi.com