Dy kandidatë të LDK-së shkelin në këmbë veriun e Mitrovicës

Dy kandidatë të LDK-së shkelin në këmbë veriun e Mitrovicës

Kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi, bashkë me kandidatin tjetër, Faton Pecin, kanë ecur sot përgjatë urës mbi lumin Ibër, për të shkuar deri te Lagjja e Boshnjakëve në veri.

“Pas takimit me rininë në Mitrovicë, ecje në Mitrovicën veriore mespërmes sheshit në veri deri në lagjen e Boshnjakëve, bashkë me Faton Peci”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në facebook./Insajderi.com