“Nevojitet një mrekulli” që Jacob Blake të ecë prapë, thonë avokatët

“Nevojitet një mrekulli” që Jacob Blake të ecë prapë, thonë avokatët

Avokatët e burrit me ngjyrë që u qëllua prapa krahëve nga policia në Wisconsin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thonë se atij do t’i duhet “një mrekulli”, për të ecur përsëri.

Jacob Blake, 29 vjeçar, u qëllua “të paktën shtatë herë”, derisa po shkonte tek vetura e tij në qytetin Kenosha.

Një nga plumbat ka prekur boshtin kurrizor, kanë thënë avokatët.

Të shtënat në drejtim të Blake kanë ndezur protestat, të cilat në disa raste kanë qenë edhe të dhunshme.