New York Times: Si u shndërrua Kosova në “djep” të ISIS-it

“Çdo të premte, pak kilometra nga statuja e Bill Klintonit, që ka ngritur krahët duke përshëndetur, qindra të rinj me mjekra gjunjëzohen në trotuar, për t’u falur jashtë një xhamie të improvizuar, në ndërtesën e dikurshme të një magazine mobiljesh”. Me këtë fjali nis një shkrimi i New York Times mbi radikalizimin fetar në Kosovë, nën ndikimin e financimeve që vijnë nga Arabia Saudite.