Nexhmi Muçiqit të PDK-së i “ngutet” fushata – kërkon vota për t’u bërë “deputet nacional” (FOTO)

Nexhmi Muçiqit të PDK-së i “ngutet” fushata – kërkon vota për t’u bërë “deputet nacional” (FOTO)

Nexhmi Muçiqi, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk e ka pritur afatin zyrtar për ta nisur fushatën zgjedhore.

Ai e ka vendosur postierin e tij në një nga dyqanet e Podujevës, ku kërkon votën për t’u bërë “deputet nacional” i Dekadës së Re, shkruan Insajderi.

Fushata Zgjedhore zyrtarisht nis më 25 shtator.

Dhe, sipas Ligjit për Zgjedhje vetëm kur të nis fushata partitë mund të publikojnë afishe që lidhen me këtë proces.

“Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe, reklama dhe material tjetër lidhur me fushatën zgjedhore”, thuhet në nenin 44 të Ligjit, shkruan Insajderi.

Kushdo që e shkel këtë ligj, mund të sanksionet përmes pikës së 46 të tij.

“Përveç përgjegjësisë individuale për cenimin e cilësdo dispozitë të këtij Kapitulli, që është e ndëshkueshme me Kodin Penal të Kosovës, vendimet gjithashtu mund t’i referohen Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa mund t’i shqiptojë sanksione subjektit politik që ka shkelur këtë dispozitë të këtij Kapitulli”.

Nexhmi Muçiqi është anëtarësuar në PDK, më 28 gusht 2019.

“Nexhmi Muçiqi është anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai është aktivist i hershëm i çështjes kombëtare dhe biznesmen i suksesshëm”, pati shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook, kur e priti atë në parti, shkruan Insajderi.

insajderi.com