Vetëbesimi i Nexhmi Rudarit: Unë do të fitoj në Podujevë sepse jam më i mirë se të tjerët

Vetëbesimi i Nexhmi Rudarit: Unë do të fitoj në Podujevë sepse jam më i mirë se të tjerët

Nexhmi Rudari, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, në emisionin Debat Plus, ka folur se pse ai duhet të fitojë në këtë komunë, në të cilën kryetar ka qenë Agim Veliu po ashtu nga LDK, shkruan Gazeta Insajderi.

Rudari, ka thënë se ai është më i mirë sesa dy kundërkandidatët e tjerë që po garojnë në këtë komunë. Ai ka thënë po ashtu se subjekti i tij nuk e dinë se çka është humbja.

“Do të fitojë, sepse jam me i mirë sesa kandidatët e tjerë, subjekti im nuk e dinë çka është humbja”, është shprehur ai.

Zgjedhjet në komunën e Podujevës, do të mbahen me 15 mars, dhe vijnë si pasojë e dorëheqjes së Agim Veliut i cili mori postin e ministrit të Punëve të Brendshme, pas arritjes së marrëveshjes qeverisëse LDK-VV.

Kundërkandidat të Rudarit, janë Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës./ Insajderi.com