Nexhmije Pagarusha feston ditëlindjen e 84-të

Nexhmije Pagarusha feston ditëlindjen e 84-të

Bilbili i Kosovës Nexhmije Pagarusha, sot feston 84 vjetorin e lindjes, në këtë ditë ajo ka dashur të falënderoi të gjithë ata që për vite me radhë i kanë dhuruar dashuri, shkruan KultPlus.

Në këtë ditë të veçantë për të, ajo ka bërë një status në facebook duke falënderuar kështu gjithë mbështetësit e saj përgjatë gjithë këtyre viteve.

“Përshëndetje miqtë e mi të dashur sot festoj 84 vjetorin e lindjes, ju falënderoj jashtëzakonisht shumë për mbështetjen si dhe dashurinë e dhuruar gjatë tërë këtyre viteve”, ka shkruar Pagarusha.

Për datëlindjen e 84 të artistes është organizuar edhe një festë nga tekst shkruesja Arijeta Daci.

Artistja shqiptare Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës në Kosovë, shkruan KultPlus.

Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristaltë, etj. Mori shumë çmime, ndër të tjera “Këngëtare e Shekullit”. Kur flasim për Nexhmijën, padyshim që kënga ”Baresha” na kujtohet si një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat