
Krijuesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg hodhi dorashkën dhe sfidoi Neymar, për të mundur rekordin e tij në palexho, që konsiston në 37 xhonglime të topit.
Pa diskutim, duke qenë një futbollist profesionisht, Neymar do të mund të bënte të paktën 38 xhonglime të topit edhe në gjumë, për të mundur rekordin e Zuckerberg, si dhe për të fituar sfidën. Por, aktualisht, nuk po flasim për xhonglime konkrete të topit në futboll.
Konkretisht të gjithë po flasim për një aplikacion loje të re në meazherin e Facebook, që i lejon përdoruesve të mbushin minutat e tyre duke praktikuar aftësitë e tyre në xhonglimin e topit, por duke mos përdorur asgjë tjetër, veçse mollzave të gishtave në ekranin e telefonit.
“Sfida pranohet. Do të stërvitem dhe nesër do të flasim sërish bashkë…”, ishte përgjigja e menjëhershme e Neymar për Zuckerberg. /Insajderi.com