Në një market në Shtime, sot një qytetar e ka blerë 1 kilogram limona në vlerë të 2.91 euro, shkruan Insajderi.
Qytetari, e ka dërguar edhe faturën në adresë të Gazetës Insajderi, ku ka sqaruar se ditë më parë 1 kilogram i limonave ka kushtuar rreth 1.60 deri 1.80 euro, ndërsa sot e ka blerë 2.91 euro.
Përveç çmimit të limonit, janë ngritur edhe çmimet e gjësendeve të tjera në Kosovë, e krejt kjo pas gjendjes së jashtëzakonshme që po mbretëron në vend, pas infektimit të disa qytetarëve në COVID-19./ Insajderi.com
