Nga 1 janari nuk lejohet futja e veturave që nuk kanë motor të standardit euro 4

Nga 1 janari nuk lejohet futja e veturave që nuk kanë motor të standardit euro 4

Dogana e Kosovës njofton se nga 1 janari hyn në fuqi vendimi për ndalimin e automjeteve të vjetra në vendin tonë.

“Duke qenë se më 1 janar 2018 fillohet me zbatimin praktik të Ligjit për Automjete Nr.05/L-132, lidhur me këtë ju informojmë se duke filluar nga data 1 janar 2018 të gjitha veturat e kategorisë M1 më të vjetra se 10 vite dhe ato që nuk kanë motor të standardit euro 4 nuk mund të zhdoganohen në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Me rastin e përcaktimit të vjetërsisë thuhet se do të merret për bazë viti i parë i regjistrimit i cili duhet të jetë brenda periudhës01 janar – 31 dhjetor te vitit 2008.

Kjo nënkupton se të gjitha automjetet të cilat janë regjistruar për herë të parë në këtë periudhë të vitit 2008 dhe i plotësojnë kushtet për lirimin e gazrave sipas standardi të përcaktuar me EURO 4 mund të importohen në Kosovë.

“I vetmi institucion në Kosovë i cili ka mundësi për përcaktimin e nivelet të lirimit të gazrave është institucioni i autorizuar për homologim Eurolab”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Kjo ndalesë nuk zbatohet në importin e mjeteve motorike për transport te mallrave, automjeteve të importuara në procedurë  Importit të Përkohshëm (IM5), automjeteve për shfrytëzim nga misionet diplomatike (ligji nr. 03/l-033), dhe automjetet me vlerë muzeore (oldtimer).