Nga 120 deputetë, vetëm 19 prezent në diskutimin për projektligjin e punës

Nga 120 deputetë, vetëm 19 prezent në diskutimin për projektligjin e punës

Nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës, vetëm 19 prej tyre janë prezent në seancën, ku po diskutohet për projekt-ligjin e punës.

Përmes një shkrimi në Facebook, deputeti, Korab Sejdiu ka ironizuar me numrin e deputetëve të pranishëm në seancë.“Garant “nuk është” aq i rëndësishëm…”, ka shkruar mes tjerash ai.

Shkrimi i plotë i Sejdiut:

Paramendo….Projekt-Ligji i Punës po diskutohet në Kuvend me 19 deputetë prezent!

Garant “nuk është” aq i rëndësishëm…?

#Kaosova #Kuvendi #UMbytëmTuPunu

Duhet theksuar faktin se për mëditje, 120 deputet e Kuvendit të Kosovës marrin nga 180 euro. Pagesë, kjo më e lartë se paga minimale në Kosovë, e cila ka mbetur në 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.

Seanca është duke vazhduar, pavarësisht mungesës së kuorumit./Insajderi.com