Nga 17 mostra, 14 dalin pozitive në Rahovec

Nga 17 mostra, 14 dalin pozitive në Rahovec

Edhe 14 raste të reja me kornavirus janë konfrimuar në Rahovec.

Kështu ka bërë të ditur, Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifaj.

Njoftimi:

“Të dashur qytetarë,

Nga 17 mostra të marra sot në Rahovec, të tëra këto raste kontakti të dy pacienteve të infektuara me COVID-19, nga IKSHP sapo mora konfirmimin që kemi 14 raste POZITIV, në komunën tonë.

Pra, nga ju kërkohet disiplinë dhe kujdes për të fituar luftën ndaj infeksionit COVID-19.

Nuk ka vend për panik, por që duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi në menyrë që të tejkalojmë me sukses këtë situatë, ju lutem evitoni daljet pa nevojë në grupe dhe ndaloni vizitat tek familjarët.

Ne situatën e kemi në kontroll, por kësaj radhe na nevojitet edhe ndihma juaj të e tejkalojmë bashkë edhe këtë sdidë.

#RRINËSHTËPI”./Insajderi.com