Nga arresti shtëpiak në festën e Vetëvendosjes në shesh

Nga arresti shtëpiak në festën e Vetëvendosjes në shesh

Deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi kanë dalë në sheshin e Prishtinës, në festën e partisë së tyre pas triumfit në zgjedhjet lokale në kryeqytet, edhe pse e kanë të caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Kurti ka thënë para simpatizantëve të VV-së se ka dalë në shesh për të uruar kryetarin e ri Shpend Ahmeti dhe prishtinasit.

“Aty më shkruante arrest shtëpiak, por unë nuk kam shtëpi dhe jetoj në banesë me qira. Pasi që është aq afër, sikur të ishte shtëpi, sheshi do të ishte oborri im. Andaj sot dola në oborr për të uruar qytetarët dhe Shpend Ahmetin për fitoren në Prishtinë”, ka thënë Kurti.