Nga bastet Inter kuotohet me koeficientin më të ulët për fitimin e titullit

Nga bastet Inter kuotohet me koeficientin më të ulët për fitimin e titullit

Humbja e Juves ndaj Beneventos në Torino ka favorizuar Interin për fitimin e titullit kampion, teksa kanë qenë dhe kompanitë e basteve ato që kanë përditësuar koeficientet, njofton Insajderi.

Fitimi i titullit nga skuadra ‘zikaltër’ kuotohet me koeficientin e ulët 1.08.  Ndërkohë Juventusi nga koeficienti 6 para ditës së djeshme, ditën e sotme kuotohet me koeficientin 12. Në vend të tretë shihet Milani si favorite me koeficient 15, dhe ndjek Atalanta me koeficient 29, këto kuota janë, sipas “betting analyst te 888sport.it”.

Edhe pse skuadra e Contes, nuk luajti këtë javë, mjaftoi disfata e Juventusit ndaj Beneventos, që kuotat të pësonin një rënie drastike. /Insajderi.com