Nga detyra e konsullit shkarkohet edhe koordinatori i Nismës

Nga detyra e konsullit shkarkohet edhe koordinatori i Nismës

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka shkarkuar sot Kadri Gërvallën nga detyra e konsullit në Konsullatën e Republikës së Kosovës, në Shtutgart.

Kadri Gërvalla, ishte koordinatori i Nismës Socialdemokrate për Evropën. Ai në detyrën e konsullit ishte emëruar më 11 nëntor 2018, shkruan Insajderi.

Vendimin për emërimin e tij e kishte marrë dhe e kishte nënshkruar ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Diplomati më i ri i emëruar asokohe nga radhët e Partisë që udhëhiqet nga Fatmir Limaj, kishe qenë me punë në Austri, ndërsa në profilin e tij të Facebookut shkruan se ai e ka të përfunduar Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Kadri Gërvalla iu bashkua partisë së Fatmir Limajt me 15 mars të viti 2016, ai më parë kishte qenë zëdhënësi i PDK-se në Gjermani.

Ministri i MPJ-së, Glauk Konjufca ka shkarkuar sot 14 konsuj në mesin e tyre bënë pjesë edhe Kadri Gëvalla./Insajderi.com

Shiko edhe: