Nga dy aksidente të ndara në Bregun e Fildishtë, 14 persona kanë humbur jetën

Nga dy aksidente të ndara në Bregun e Fildishtë, 14 persona kanë humbur jetën

Së paku 14 persona kanë humbur jetën në dy aksidente në autostradën që lidh qendrën ekonomike Abidjan me veriun e Bregut të Fildishtë, transmeton Insajderi.

Aksidenti i parë ndodhi kur një autokolonë devijoi nga rruga, 15 kilometra nga kryeqyteti Yamoussoukro, duke lënë gjashtë të vdekur dhe 27 të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti i dytë përfshiu një përplasje midis një minibusi transportues dhe një automjeti ku më pas shpërtheu zjarr 149 kilometra nga Abidjan, duke lënë të vdekur tetë persona dhe 27 të tjerë të plagosur.

Të gjithë të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalet përreth për kujdes mjekësor.

Përballë një rritje të madhe të aksidenteve, ministri i Transporteve Amadou Kone udhëzoi shërbimet e tij kompetente të jenë më të vendosur.

Ai i kërkoi policisë së sigurisë rrugore të vendit të rrisë praninë e tyre në rrugët kryesore. /Insajderi.com