Nga e hëna kalimi i kufirit në Maqedoni pa testin PCR

Nga e hëna kalimi i kufirit në Maqedoni pa testin PCR

Maqedonia e Veriut dhe edhe katër vende të tjera nga rajoni me iniciativë të përbashkët në koordinim të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë vendosur që nga e hëna të lejojnë hyrje pa paraqitjen e PCR testit negativ në vendkalimet kufitare, njofton Insajderi.

Qeveria e Maqedonisë Veriore solli vendim nga 12 tetori t’u mundësohet hyrje pa pengesa shtetasve nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, ndërsa në mënyrë reciproke është dakorduar edhe qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë në këto vende pa treguar vërtetim mjekësor.

Obligim për PCR test deri më tani nuk kishin vetëm për hyrje në Shqipëri dhe në Turqi.

Vendimi është sjellë me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive të RMV-së dhe për shkak të nevojës së qytetarëve, por Qeveria ka apeluar të udhëtohet vetëm për nevoja të mëdha, duke respektuar masat për mbrojtje nga Coronavirusi.

Vlerësimi është se në këtë moment nuk ka indikacione ose numër të lartë të rasteve pozitive nga vendet e rajonit.Ministri i Shëndetësisë i RVM -së Venko Filipçe, deklaroi se është e qartë se po futemi në valën e vjeshtës, duke pasur parasysh rastet e reja me COVID-19. /Insajderi.com