Nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë, 39 viktima vetëm në Prizren

Nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë, 39 viktima vetëm në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka njoftuar se qysh nga fillimi i pandemisë COVID-19 deri më sot, në këtë kounë janë shënuar 39 viktima, njofton Insajderi.

Si koordinator i shtabit emergjent lokal, Shehu tutje ka bërë të ditur se edhe 108 raste vazhdojnë te jenë aktive sot, shtatë prej të cilëve janë raste nga personeli shëndetësor.

“1. (108) raste aktive,

  1. (7) raste aktive nga personeli mjekesor ne kujdesin paresor shendetesor dhe (8) ne vetizolim,
  2. (39) raste fatkeqesisht kane humbur jete,
  3. Ne spitalin Rajonal te Prizrenit jane te hospitalizuar (83) paciente nga ta, (56) jane pozitiv (27) presin rezultat, (48) jane me okigjenoterapi, 4 raste me CPAP maske dhe 1 ne intubim”, njofton tutje Shehu përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka shtuar se komuna gjerë më tani ka bërë donacion për Spitalin e Prizrenit rreth 750 boca të oksigjenit, institucion ky i cili nuk menaxhohet nga niveli lokal. /Insajderi.com/