fbpx

Nga frika se do të dëbohen nga Trump, kosovarët bëhen shtetas të SHBA-ve

Njerëz nga Bangladeshi e Taivani, por edhe nga Kosova, hoqën dorë nga shtetësitë e vendlindjeve të tyre në përkrahje të SHBA-ve, raporton The Guardian.

Nga frika se do të dëbohen nga Trump, kosovarët bëhen shtetas të SHBA-ve

Të premten në New York, në një kohë të retorikës kundër-imigrante dhe ligjeve të presidencës së re të Donald Trump, 196 njerëz nga 56 shtete u bënë qytetarë të SHBA-së.

Njerëz nga Bangladeshi e Taivani, por edhe nga Kosova, hoqën dorë nga shtetësitë e vendlindjeve të tyre në përkrahje të SHBA-ve, raporton The Guardian.

Kjo ceremoni plot emocione ndodhi në javën kur ligji i Trumpit për të dëbuar imigrantët nga gjashtë vendet me shumicë myslimane ka hyrë pjesërisht në efekt.

Një person ishte nga Jemeni, vend në listën e ndalesave të Trumpit. Një tjetër ishte nga Iraku, vend i cili ishte në versionin e parë të listës.

Shumica e këtyre njerëzve kanë aplikuar që të bëhen qytetarë amerikanë për shkak të vet presidentit. Këta qytetarë kanë frikë që do të dëbohen nga vendi, edhe pse ligjërisht kanë të drejtë të qëndrojnë.

“Kam të drejtën të jem këtu. Nuk është puna që nuk e kam pasur këtë të drejtë më herët, por tani mund të jem më e sigurt”, ka thënë Valery Mendez, 22-vjeçare nga Republika Dominikane.

Mendez kishte jetuar për gjashtë vite ligjërisht në SHBA, por donte mënyrën më të sigurt të mundshme që të mos largohej asnjëherë.

Sipas Shërbimeve të Imigrimit dhe Shtetësisë së SHBA-së, që nga 1 tetori i vitit 2016 ka pasur një ngritje për 21 për qind të aplikimeve për shtetësi amerikane, kjo në krahasim me një vit më parë. Edhe përfaqësuesit ligjorë e kanë parë këtë ngritje.

Presidenti Donald Trump nuk ishte prezent në ceremoni. Ndërsa paraardhësi i tij, Barack Obama, gjatë kohës së tij në detyrë kishte marrë pjesë në këto ceremoni, ku edhe kishte thënë se “imigrantët janë ata të cilët e kanë formuar atë vend që në fillim”.

Ndërsa, Allan Wernick, ish-president i Shoqatës Amerikane të Avokatëve të Imigrimit në New York, tha se do të vijë një kohë kur edhe myslimanët do të pranohen.

Më parë në shekullin e 19-të ishin bërë diskriminime ndaj irlandezëve, më pas në vitin 1882 ndaj kinezëve, por këto, siç tregon Wernick, kishin kaluar.

“Jam shumë optimist që imigrantët së shpejti do të jenë të mirëseardhur në SHBA dhe disa nga zërat kundër-emigrantë që po dëgjojmë së shpejti do të shuhen”, ka thënë ai.

Këto fjalë ishin tamam me vend dhe të duhura që të dëgjoheshin nga imigrantët.

Kandidatët, të cilët hynë brenda për të kaluar nëpër procesin e marrjes së shtetësisë, pasi shkëmbyen përqafime me të dashurit, qëndruan për dy orë brenda librarisë së New Yorkut, ku edhe po mbahej ceremonia.

56 shtete – nga Shqipëria deri tek Jemeni – u thirrën me rend që të ngriheshin në këmbë.

196 qytetarët e ri të SHBA-së në do të marrin shtetësinë përgjatë fundjavës së 4 qershorit, përvjetorit të 241 të pavarësisë së Amerikës. /Insajderi.com