
Në fjalimin e tij pas liturgjisë në Gazimenstan, metropoliti i Rashkes së Prizrenit ka bërë thirrje nacionaliste që mos t’i kthehet shpina Kosovën duke thënë se ‘Kosova është djepi i Serbisë’.
Ai po ashtu ka thënë se në këto treva nuk duhet lejuar kthimi i sulltanëve të rinj.
“Erdogani nuk duhet lejuar të kthehet as në Serbi e as në Kosovë siç po bën me investime”, ka thënë ai.
Pelegrinët serbë janë shpërndarë duke brohoritur se ‘Kosova është zemra e Serbisë’./Lajmi.net/