Nga java e ardhshme temperaturat do të bien në minus

Nga java e ardhshme temperaturat do të bien në minus

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike mbetet në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme fillon me vlera negative të temperaturave”, thuhet në njoftim.