Nga kasap i thjeshtë në super VIP, ja sa vlenë tash Nusret

Nga kasap i thjeshtë në super VIP,  ja sa vlenë tash Nusret

Një djalosh si shumë të tjerë punon për të mbijetuar. Ai ka zgjedhur të punojë si pjekës mishi në skarën e një restoranti në Stamboll, sipas dëshirave të klientëve të ndryshëm. I urtë, me pak fjalë, me shumë pak vite shkollë, por me sa duket me shumë ëndrra të fshehta.

Fotografia nuk e tregon, por përtej atyre syve të qeshur fshihej e ardhmja e një prej sipërmarrësve më të fuqishëm në botën e gastronomisë globale, dhe pse jo edhe të showbizit.

Janë sytë e Nusretit adoleshent, ose siç e njohin tashmë botërisht edhe yjet e sportit dhe Hollyëoodit, Salt Bae. Kasapi 35-vjeçar falë videove virale ku i hidhte kripë në një mënyre origjinale dhe pothuajse teatrale mishin e pjekur u shndërrua në një yll të rrjeteve sociale, ku vetëm në Instagram ka rreth 26 milionë ndjekës.

E gjithë kjo famë përkthehet në shumë para dhe Nusret bashkë me sipërmarrësin që i besoi hapjen e restorantit të parë në 2010 tashmë zotërojnë një perandori që shtrihet nga Stambolli deri në Neë York, dhe që vlen pothuajse një miliard dollarë. Por këtë, adoleshenti në foto nuk e dinte, ndoshta fati ka qenë me të.

Nusret është simbol edhe i futbollistit shqiptar Armando Sadiku, teksa shënoi golin e dytë personal në ndeshjen me Izraelin bëri pikërisht gjestin e Nusret me kripën në mishin e pjekur.

Gjurmët e Albin Kurtit dhe fëmijëria e tij

Gjurmët e Albin Kurtit dhe fëmijëria e tij Rrëfimet ekskluzive të familjarëve dhe të afërmve të Albin Kurtit.Morëm rrugën për të takuar personat që rrëfejnë për herë të parë fëmijërinë e Albin Kurtit, kësaj here nga vendi prej nga e ka prejardhjen ai, në fshatin Sukubinë të Malit të Zi.- Çfarë kishte fiksim Albin Kurti?- Pse e linte në gjysmë lojën me fëmijët e tjerë?- Cili ishte sporti dhe lënda që i pëlqente më së shumti kryeministrit në ardhje?- Pse babai i tij nuk e ndihmonte në detyrat e matematikës?Të gjitha këto do të mund t`i kuptoni në reportazhin e realizuar nga Insajderi në Sukubinë, Katërkollë e Ulqin.

Gepostet von Insajderi am Donnerstag, 31. Oktober 2019