Nga këto komuna vijnë 79 rastet e reja me Koronavirus në Kosovë

Nga këto komuna vijnë 79 rastet e reja me Koronavirus në Kosovë

IKSHPK konfirmoi se në Kosovë janë edhe 79 raste të reja me koronavirus. Numri total i të prekurve ka shkuar në 362, ndërkohë 59 janë shëruar dhe 7 janë të vdekur.

Ndërkohë sot u konfirmuan raste për herë të parë në komunën e Istogut dhe Rahovecit.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 35 prej tyre nga komuna e Ferizajt, sipas vendbanimeve në qytetin e Ferizajt 12 raste,  Greme 8 raste, Mirash 7 raste, Lloshkobare 4 raste, Slivovë 2 raste, Neredime 1 rast dhe Manastirc 1 rast po ashtu.,

16 raste nga komuna e Prizrenit, sipas vendbanimit 10 Prizren dhe 6 Skorobisht.

Han të Elezit 6 raste.

Nga komuna e Vitisë 6 raste- fshatin Ramjan 4 raste, Pozharan 2 raste.

Nga komuna e Gjilanit 3 raste, sipas vendbanimit 2 raste Gjilan dhe një 1 rast Lladovë.

Nga komuna e Malishevës 2 raste sipas vendbanimit: Malishevë 1 rast dhe Banjë 1 rast.

Nga komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: Vushtrri 1 rast dhe Pestovë 1 rast.

Dhe me nga një rast vendbanimet: Burojë-Skenderaj, Qabiq-Klinë, Kramovik-Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviq Zubin Potok dhe Hodonovc-Kamenicë.

IKSHPK bën thirrje që të zbatohen rekomandimet në mënyrë që të kontrollohet shpërndarja e virusit.