Nga KQZ thonë se sot pritet të përfundojë rinumërimi i 314 vendvotimeve

Nga KQZ thonë se sot pritet të përfundojë rinumërimi i 314 vendvotimeve

Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë me dije se janë duke u përpjekur që gjatë ditës së sotme të përfundoj rinumërimin e 314 vendvotimeve.

Elezi për Insajderin tha se deri tani janë numëruar 80% e vendvotimeve.

“Deri të hënën në mesnatë janë rinumëruar 253 vendvotime nga 314 sa është numri i përgjithshëm i tyre, për të cilat ka vendosur KQZ-ja. Pra janë rinumëruar 80% e vendvotimeve dhe po planifikojmë që rinumërimi i pjesës së mbetur të vendvotimeve, 61 sosh, të përfundojë gjatë ditës së sotme”, ka thënë ai për Insajderin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 9 tetor kishte marrë vendim për rinumërimin e 314 vendvotimeve. Vendimin për rinumërimin e 314 vendvotimeve KQZ e kishte marr me rekomandin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve./Insajderi.com