Nga “liderët kosovarë kriminelë” deri tek “tërheqja e njohjes” – deklaratat kontroverse të presidentit çek

Çekia do shqyrtojë brenda një muaji, tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Kosovës. Paralajmërimi është bërë në Beograd nga presidenti çek Millosh Zeman, pas takimin me homologun serb Aleksandar Vuçiq.

Nga “liderët kosovarë kriminelë” deri tek “tërheqja e njohjes” – deklaratat kontroverse të presidentit çek

Ky ishte njoftimi i Millosh Zeman – sapo arriti në kryeqytetin serb, në Beograd – ku pritej nga homologu i tij, Aleksandar Vuçiq.

“Është kënaqësi të jem këtu pasi e dua popullin serb dhe Serbinë, nuk më pëlqen Kosova”.

Ndonëse presidenti çek nuk ka shumë rol ekzekutiv, ai sapo shkeli në Pallatin e Serbisë tha se brenda muajit do ta shqyrtojë mundësine për heqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, shkruan Insajderi.

“Unë nuk jam diktator, por do të nxjerrë para këshillit dhe do të pyesë nëse është e mundur që të tërhiqet njohja. Ministri i Mbrojtjes Metnar ka deklaruar se njohja e Kosovës ka qenë gabim. Besoj se ai do më mbështesë”.

Presidenti çek: E dua Serbinë dhe popullin serb, nuk më pëlqen Kosova

Çeku është shprehur kundër integrimit të Kosovës dhe ka etiketuar liderët e saj si kriminel.

“Gjykata e Hagës para ca kohësh ka publikuar lajmin ku ka tërhequr vërjetjen lidhur me krimet e luftës të përfaqësuesve të Kosovës. Për këtë ka dhënë dorëheqje edhe Kryeministri. Mendim personal, por shteti të cilin e udhëheqin kriminelët e luftës nuk do të duhej të ishte në familjen e shteteve evropiane”.

Presidenti serb Vuçiq, i tha “faleminderit” homolugut të tij për qëndrimet ndaj Kosovës.

Çekia në hamendje për njohjen e Kosovës – “shteti, i udhëhequr nga kriminelët e luftës, nuk i përket shteteve demokratike”

Ndryshe, Kosova sot e ka anuluar pjesëmarrjen në takimin e kryeministrave të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Pragë.

Donjeta Gashi, zëdhënësja e Qeverisë, ka thënë se pjesëmarrja e Ramush Haradinajt, kryeministrit në largim, pamundësohet për shkak zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimeve të shumta për këtë proces, shkruan Insajderi.

“Haradinaj e konsideron samitin e Vishegradit si një forum shumë të rëndësishëm, që kontribuon në proceset demokratike, bashkëpunimin dhe kultivimin e vlerave të larta evropiane dhe, për këtë arsye, Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë integrale dhe aktive e tij”.

Agjencia çeke e lajmeve CTK, më herët ka raportuar nga burimet e saja diplomatike se “Kosova e ka anuluar pjesëmarrjen në këtë samit për shkak të deklaratave të presidentit çek, Millosh Zeman, të bëra në Beograd”.

Çekia shqyrton mundësinë për tërheqjen e njohjes, Kosova anulon pjesëmarrjen në Samitin e Pragës

Kundër deklaratës së tij ka dalë edhe kryediplomati çek, Tomáš Petříček, i cili e ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës.

Homologu i Petříček, Behgjet Pacolli, poashtu ka reaguar ndaj raportimeve se Republika Çeke e ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës, duke bërë thirrje që të mos bien në grackën e Beogradit.

Pacolli reagon për deklaratat për tërheqjen e njohje nga Çekia: Partneriteti ynë është i fortë si guri

 

insajderi.com