Nga mesnata në Kanada tregu i lirë për kanabis

Kanadaja pas Uruguait, u bë vendi i dytë i cili e legalizoi kanabisin, ndërsa shitja ka filluar në mesnatë.

Nga mesnata në Kanada tregu i lirë për kanabis

Tregu i lirë i kanabisit është hapur, edhe pse ekzistojnë pyetjet në lidhje me ndikimin e tij në shëndetin e popullatës, ligjin dhe sigurinë publike.

15 milionë ekonomi familjare kanë marrë informata për ligjet e reja dhe informata nga fushata e cila është mbajtur në nivelin kombëtar, transmeton BBC.

Edhe më tutje ekziston frika në lidhje me atë se a është policia e gatshme të pengojë vozitjen nën ndikimin e marihuanës. Provincat kanadeze me muaj janë përgatitur për shfuqizim të ndalesës për kanabis.

Uruguai deri tani ishte shteti i vetëm i cili e legalizoi këtë drogë, ndërsa Portugalia dhe Holanda e kanë dekriminalizuar. Provincat janë përgjegjëse për definimin e detajeve në lidhje me atë se sa marihuanë mund të blihet dhe konsumohet sipas legjislacionin e tyre.

Shitoret në provincën Njufaundlend, në lindje të skajshme të Kanadasë, janë hapur në mesnatë dhe të parat kanë filluar të shesin kanabisin.

Ontario, provinca me popullatë më të madhe, do t’i ketë shitoret me marihuanë vetëm në pranverë, mirëpo banorët mund të porosisin kanabis nëpërmes të internetit.

Kollumbia Britanike, një prej provincave me shkallë më të madhe të përdorimit të kanabisit, do të ketë prej sot vetëm një shitore të specializuar.

Rreth 15 për qind të kanadezëve konsumojnë kanabis./Insajderi.com.