Nga nesër fillon vaksinimi masiv kundër COVID-19 në Serbi

Nga nesër fillon vaksinimi masiv kundër COVID-19 në Serbi

Vaksinimi masiv kundër COVID-19 për grupin e dytë me prioritet në Serbi, do të nisë të martën, njofton Insajderi.

Ky grup përfshinë edukatorë, anëtarë të Ministrisë së Brendshme, të ushtrisë serbe dhe përfaqësues të medieve.

“Përfaqësuesit e medias, posaçërisht punonjësit e medias që janë vazhdimisht në terren, përfshihen në grupin prioritar, me thirrjen e shoqatave të medias, por edhe me kërkesë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Siç deklaroi ajo, sa më shpejt dhe në mënyrë efikase të bëhet vaksinimi, aq më i shpejtë do të jetë kthimi në normalitet.

Ajo shprehu pritjen që gjatë vitit 2021, për sa i përket shëndetit, Serbia të jetë në gjendje të kthehet në atë që ka jetuar para pandemisë së Coronavirusit./Insajderi.com