Nga një bionde e përbetuar në një flokëkuqe të zjarrtë – Pse ndryshoi Bebe Rexha?

Nga një bionde e përbetuar në një flokëkuqe të zjarrtë – Pse ndryshoi Bebe Rexha?

Që kur debutoi në skenë, zor se kemi parë Bebe Rexhën pa flokët e saj bionde platinum. Vitin e kaluar, për pak ajo i ngjyrosi ato me rozë, po ndryshimi i saj i fundit =, është më drastiku që kemi parë, njofton Insajderi.

Jo para shumë kohësh, ajo debutoi me flokë ngjyrë të kuqe të ndezur, duke ndarë me 10 milionë ndjekësit e saj edhe një video, teksa vetë ngjyrosë flokët.

Në një intervistë me “Rafinery29”, përmes Zoom, këngëtarja tregoi edhe arsyen prapa këtij vendimi që të lë pas ngjyrën e saj identifikuese.

Ndryshimi drastik ishte si pasojë e monotonisë, nevojës për ndryshim dhe kuriozitetit.

“Isha bërë pak bajate me flokët biondë”, thotë ajo.

Mirëpo para se t’i përkushtohej një ndryshimi të tillë, ajo kishte eksperimentuar me një paruke të kuqe, dhe aty kishte ndarë mendjen.

“Më duket se njerëzit frikësohen pak nga ngjyra e kuqe”, thotë ajo. “Por mua më pëlqen të rrezikoj, kështu që e bëra”.

Rexha thotë se frymëzimi i saj për ngjyrën e saj të re ishte Rihanna e vitit 2010 dhe, natyrisht, Princesha Ariel. /Insajderi.com