Nga një dhjetori qarkullimi falas në Trafikun Urban

Nga një dhjetori qarkullimi falas në Trafikun Urban

Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër më 1 dhjetor, njofton Insajderi.

Qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësi që të udhëtojnë falas me autobusët e Trafikut Urban.

Me propozim të PDK-së, kuvendi komunal i Prishtinës ka miratuar këtë kërkesë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari Shpend Ahmeti, i cili me anë të një postimi në Facebook tutje tha se zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë.

“Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”, ka shkruar Ahmeti. /Insajderi.com