fbpx

Nga plagosja e katër personave në Klinë – lëndohet pronari i lokalit

Nga plagosja e katër personave në Klinë – lëndohet pronari i lokalit

Nga plagosja e katër personave në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë ka mbetur i lënduar pronari i lokalit.

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës përmes një komunikate ka bërë të ditur se “Gjatë përleshjes është lënduar edhe pronari i këtij lokali dhe të njëjtit ju ka dhënë ndihma mjekësore në Spitalin rajonal në Pejës”, raporton Gazeta Insajderi.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Stacioni Policor në Klinë, të dyshuarit pasi që të njëjtit ishin fjalosur, kishte filluar rrahja dhe njëri nga të dyshuarit me një mjet të mprehtë (thikë), ka goditur të dyshuarin tjetër, duke i shkaktuar lëndime në dorë. Tre nga personat e dyshuar janë dërguar për në spitalin Rajonal në Pejë, njëri nga këta është dërguar për në QKUK Prishtinë për shkak të lëndimeve që ka pësuar në dorë.

Të dyshuarit e lartcekur jane intervsituar nga Njësia Rajonale e Hetimve DRP Pejë, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe krim teknika e këtij njësiti rajonal.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet ‘ Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.

Me vendim të prokurorit shtetit janë ndaluar dy të dyshuar, ndërsa i dyshuari i katërt është nën kërkim policor, me që ka ikur nga vendi i ngjarje, por polica e ka të njohur identitetin e tij.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal i Hetimeve DRP Pejë.  /Insajderi.com