Nga “po ha buke të ftohtë” tek “kravata dhe këmisha” – kapërcimi i kryeministrit brenda 3 ditëve

Nga “po ha buke të ftohtë” tek “kravata dhe këmisha” – kapërcimi i kryeministrit brenda 3 ditëve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ishte ankuar për detyrën e re, pavarësisht se për të arritur deri tek kjo detyrë, kishte bërë koalicion me afër 20 parti politike. Haradinaj kishte qenë i vendosur në të gjitha këto koalicioni, kandidati i të gjithëve për kryeministër do të ishte ai, shkruan Insajderi.

Pas disa seancave të dështuara në kuvendin e Kosovës, Haradinaj kishte arritur të bëhet kryeministër. Por me të marrë këtë detyrë Haradinaj ishte ankuar se si kryeministër i bie të haj bukë të ftoftë.

“Unë ha bukë në kerr, ha bukë në këmbë, ha ushqim të ftohtë, rrallë ha ushqim të nxehtë. Ky është privilegji i të qenit kryeministër”, ishte ankuar kryeministri Haradinaj.

Madje pas disa ditëve ishte ankuar edhe për çështjen e pagës mujore që ai fiton nga kjo pozitë. Sipas tij një kryeministër me pagë prej 1 mijë e 300 euro ose vjedh ose mashtron.

“…një kryeministër me pas rrogën 1300 euro, ose vjedh, ose është i pasinqertë i mashtron popullin e vet”, kishte deklaruar Haradinaj.

Por tri ditë pasi Haradinaj ishte viktimizuar me postin e kryeministrit ai kishte marrë një vendim. Të ja rrisë pagën vetit. Haradinaj nga 1 mijë e 300 euro ia kishte bërë vetit pagën 2 mijë e 950 euro në muajt.

Haradinaj ngritjen e pagës ndaj tij e kishte arsyetuar se nëse nuk do të kishte fitmet nga mujore nga qiraja e shtëpisë do ta kishte vështirë t’ia dilte. Thoshte se nuk mund të dal gjithqysh dhe se obligohet të jetë në kravatë dhe në këmishë.

“Nëse nuk do të merrja para nga qiraja, me rrogë 1 mijë e 200 euro do ta kisha të vështirë. S’mundem gjithqysh me dal. Obligohem një kravatë, një këmishë”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë dhënë sonte për rtk./Insajderi.com