Nga puthja e zjarrtë e Anitës e Ramushit e deri tek ‘fitorja’ e Kosovës ndaj Anglisë

Nga puthja e zjarrtë e Anitës e Ramushit e deri tek ‘fitorja’ e Kosovës ndaj Anglisë

Momente magjike na sollën mbrëmë futbollistët e kombëtares tonë. Një ëndërr e cila po bëhej realitet, Kosova po luante në fushën e blertë kundër Anglisë. 

Loja nisi me gol ndaj Anglisë. Në minutat e parë golin e shënoi Valon Berisha pas një asisti të Vedat Muriqit.

Nga këto pamje mund të shihni edhe gëzimin e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj pas golit që shënoi Berisha.

Puthja e zjarrtë mes Ramushit dhe Anitës pas golit të parë të Kosovës [VIDEO]

Në ndeshje u vërejtën tension, entuziazëm e shumë mund. Në këtë ballafaqim u shënua gjithsej 8 gola. Në këtë link mund t’a gjeni se kush ishin realizatorët e këtyre golave nga të dyja palët.

E mrekullia ndodhi mbrëmë kur portieri Arijanet Muriq priti penalltinë e sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane.

E që djemtë tanë i dhanë ‘leksion’ Anglisë e dëshmon edhe kjo video – ku shihet se si lojtarët e Kosovës mbajnë thuajse gjatë tërë kohës topin dhe mundësitë i kishin më të mëdha për të shënuar gol. Ishte pikërisht rasti kur Celina pati një mundësi për të shënuar gol.


Goli i tretë ishte vula e mbrëmjes, se sa u gëzuan edhe tifozët në Kosovë shihet nga pamjet e siguruara nga sheshi kryesorë i Prishtinës. Goli i shënuar nga penaltia nga Vedat Muriqi.

Pamje tjetër e cila ka marrë vëmendjen e secilit është edhe festa e Dardanëve me policin britanik, i cili shihet teksa feston me plis në kokë.

Insajderi ka realizuar një video përmbledhëse të të secilit moment nga kjo ndeshje.

“Eurosport” ka lavdëruar paraqitjen e Kosovës ndaj Anglisë. Për paraqitjen e Kosovës ndaj Anglisë ka pasur lëvdata edhe nga mediat më të mëdha botërore të sportit.

“Eurosport” e ka përshkruar si plot shpirt paraqitjen e Kosovës që u rikthye nga disavantazhi 5:1 për ta mbyllur takimin me 5:3./Insajderi.com