“Nga Ramushi si komandant në Ramush të Velesinoviqit” – Rexhep Selimi ia kujton këtë deklaratë Donika Kadajt

“Nga Ramushi si komandant në Ramush të Velesinoviqit” – Rexhep Selimi ia kujton këtë deklaratë Donika Kadajt

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi  e ka ngacmuar deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi  duke ja kujtuar asaj një deklaratë që e kishte bërë sa ishte pjesë e Vetëvendosjes.

“Më kujtohen fjalët e Kadajt Bujupi në kohën e zgjedhjes së Haradinaj me këto fjalë. Po citoj ‘Nga Ramushi si komandant i luftës në Ramush të Veselit e Velesinoviqit. Pra sonte të urohet vetëm Beogradi’” ka cituar fjalët e saj Selimi.

Por replikë pati Donika Kadaj, e cila tha se Haradinaj ka ndalë ndarjen e Kosovës.

“Po e kam thënë ashtu por Ramushi ka dhënë dorëheqje kur është në pyetje ndarja e Kosovës. Ndërsa ju jeni bashkë me Listën Serbe”, tha ajo.

Ndërkohë, në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për taksën 100% ndaj Serbisë e cila ka nisur në orën 11:00./ Insajderi.com