Nga raporti i OKB-së thuhet se Blackwater u përpoq të rrëzonte Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të Libisë

Nga raporti i OKB-së thuhet se Blackwater u përpoq të rrëzonte Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të Libisë

Eric Prince, themeluesi kompanisë së sigurisë Blackwater, shkeli embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara për Libinë, zbuloi një raport konfidencial i OKB-së, dërguar Këshillit të Sigurimit, transmeton Insajderi.

Sipas raportit, kompania famëkeqe e sigurisë u përpoq dy herë të rrëzonte Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) të mbështetur nga OKB-ja në vitin 2019, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti potencon se Prince dërgoi mercenarë të huaj dhe armë për të mbështetur komandantin renegat libian Khalifa Haftar kundër qeverisë me bazë në Tripoli.

Mercenarët planifikuan të formonin një ekip që synonte gjurmimin e udhëheqësve libianë dhe vrasjen e tyre, thuhet në raport.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump lëshoi ​​një vendim me të cilin fali katër kontraktorë të sigurisë amerikanë që punuan për Blackwater dhe u dënuan për vrasjen e civilëve irakianë në vitin 2007, veprim ky i cili u dënua nga Iraku.

Libia është përfshirë nga kaosi që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Më 5 shkurt, grupet politike rivale të Libisë ranë dakord gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga OKB-ja në Gjenevë që të formojnë një autoritet të përkohshëm që do ta udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e dhjetorit të këtij viti. /Insajderi.com