Nga Rashica te Celina – ja lojtarët që presin ftesën e De Biasit

Nga Rashica te Celina – ja lojtarët që presin ftesën e De Biasit

Kombëtarja shqiptare është në një moment të artë dhe të gjithë po presin me kuriozitet listën që do të bëjë trajneri De Biazi për në Francë, por me shumë mundësi nuk do të ketë ndryshime të mëdha.

Milot Rashica është një nga ata që po shkëlqen me Vitessen dhe pret me padurim të veshë fanellën e Kombëtares së madhe, mdaje vetë futbollisti ka deklaruar se ëndërron të luajë me Kombëtaren Shqiptare në ‘Euro 2016’, dhe se është i gatshëm kurdo që t’i vijë ftesa nga De Biasi, njofton Panorama Sport.

Ndërkohë, edhe talenti i Interit, Rey Manaj, shpreson për një ftesë në për kampionatin evropian, por ai nuk po aktivizohet aspak me skuadrën e Interit.

I fundit që del në skenë është Besart Celina, si një nga talentet që do të veshë fanellën kuqezi, njofton Insajderi.

Ditë më parë, De Biasi tha se po e vëzhgon talentin nga Prizreni i cili aktualisht po paraqitet me përfaqësuesen e Kosovës.

Në pritje të vazhdueshme po qëndron edhe Besart Berisha, edhe pse De Biazi duket se ia ka mbyllur dyert shpeshherë sulmuesit që aktivizohet në Australi, për shkak se sulmuesi disa herë ka hezituar të vijë të luajë me kombëtaren për shkak të largësisë./Insajderi