Nga Reuters tek Washington Post – “reagimi” i medieve për plagosjen e Vllasit

Nga Reuters tek Washington Post – “reagimi” i medieve për plagosjen e Vllasit

Tentim-vrasja ndaj ish-politikanit dhe avokatit të njohur kosovar, Azem Vllasi, ka bërë bujë edhe në mediet më eminente ndërkombëtare.

Nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve Reuters dhe Associated Press, e deri tek gazeta e njohur amerikan Washington Post kanë raportuar për tentim-vrasjen e Vllasit.

Këto medie ndërkombëtare theksojnë se personaliteti që u plagos është ish-lideri komunist i Kosovës në ish-Jugosllavi.

“Një ish-lider i njohur komunist në Kosovë thotë se është qëlluar dhe plagosur në apartamentin e tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, por jeta e tij nuk është në rrezik”, shkruan sot Washington Post, njofton Insajderi.

Sipas Washington Post, Vllasi ishte një nga udhëheqësit më të lartë të Kosovës gjatë viteve 1980.

“Vllasi ishte një nga udhëheqësit më të lartë të Kosovës në vitet 1980, kur asokohe krahina serbe ishte vërshuar nga protestat e shqiptarëve etnik të cilët kërkonin më shumë të drejta dhe ndarjen na Serbia – pastaj një republikë brenda Jugosllavisë. Vllasi fillimisht kishte dënuar veprimet e protestuesve, megjithatë disa vite më vonë ai u bashkua me lëvizjen që kërkonte pavarësinë e Kosovës”, shkruan më tej Washington Post.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters shkruan se “një sulmues e ka qëlluar dhe plagosur ish-politikanin kosovar”. /Insajderi.com