Nga rrugët e Parisit: 3 modele flokësh që bëhen aq kollaj saqë s’të lodhin fare

Nga rrugët e Parisit: 3 modele flokësh që bëhen aq kollaj saqë s’të lodhin fare

Tani që është vapë dhe thjesht përton të merresh dhe me flokët e tu, duam vetëm zgjidhje të thjeshta!

Flokët, veçanërisht ata të gjatë duan shumë kohë të merresh dhe për të hequr të gjithë atë mundimin e drejtimit apo krehjes së tyre, ne po ju sjellim 3 këshilla nga java e Modës në Paris.

Këto 3 modele flokësh që do të shihni më poshtë vijnë nga rrugët e Parisit, aty ku fashionistat na tregojnë trendet më të fundit që do të përqafojnë të gjitha emrat së shpejti:

Flokët e lidhur me shall

Shalli është një aksesor mjaft elegant dhe ndonëse një model i thjesht, në pamje të parë duket sikur je munduar!

Topuzi i ulët

E dimë që është një model mjaft minimalist, por nëse vajzat në Paris e përdorin përse ne jo! Por bëni kujdes, duhet të jetë ai poshtë sa të prekë qafën!

Flokët e valëzuar

Çfarë do të ishte vera pa valët e detit dhe ato të flokëve? Për ne, mjafton të flini me flokë të lagur dhe në mëngjes do të shihni flokët me volum që dëshironi!