Nga sot mund të aplikoni për letërnjoftim

Nga sot mund të aplikoni për letërnjoftim

Nga sot qytetarët mund të pajisjen me kartela identifikuese. Ky proces ishte ndërprerë për shkak të situatës me pandeminë.

Agjencia e Regjistrimit Civil brenda Ministrisë së Brendshme ka njoftuar se ka arritur ta sigurojë material të mjaftueshëm për letërnjoftime.

“Bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes se virusit COVID-19, MPB ka organizuar institucionin përkatës që pajisja e qytetarëve me letërnjoftime të bëhet brenda dy jave, duke konsideruar se pas kësaj periudhe do të kthehemi në normalitet të pajisjes së qytetarëve me këtë lloj të dokumentit”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Insajderi.com